Bosch WBB24751EU User Manual Page 170

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 236
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 169
170
171
Përgatitja e ndërresave për
larje
Shih ilustrimin nr. 22
Zbrazni xhepat e rrobave.
Shkundni rërën prej xhepave dhe prej
pjesëve të palosura.
Mbyllni patentat e teshave, mbërtheni
këllëfët.
Hiqni varëset nga perdet ose mbështillni
ato në rrjetë/thes.
Nxirrni nga daullja trupat e huaj dhe
hedhurinat e tekstileve dhe fshijeni
brendinë e saj.
Nxirrni sendet eventuale që nuk duhet
të lahen.
Fytyrën e pantallonave, të tekstileve të
thurura dhe trikotazhi, të kanotierave
apo të fanellave kthejeni nga e prapa.
Paraprakisht mënjanoni njollat eventua-
le të pranishme.
Jelekët me kopsa (kopsa gjatë larjes
mund të këputet dhe të shkaktojë dëm),
pjesët e imta të ndërresave (çorapet
dhe faculetat), çorapet prej najloni dhe
rripat duhet të lahen në qese në mënyrë
që “të mos humbin” pjesë të veçanta.
Sistemimi i ndërresave
Sipas ngjyrës dhe shkallës së përlyer-
jes
Shih ilustrimin nr. 23
Ndërresat e bardha gjatë larjes mund të
irnosen.
Ndërresat e bardha nuk duhet të lahen
bashkë me ndërresat me ngjyra.
Shkalla e përlyerjes
ndërresat pak të përlyera
Nuk janë shumë të përlyera dhe nuk kanë
ndonjë njollë. Ndërresat eventualisht e kanë
marrë erën e trupit.
- Teshat e lehta verore.
- Kanotiera me krah të shkurtër, këmisha,
bluza, që janë mbajtur brenda një dite.
- Çarçafë, peshqirë mysafirësh të përdorur
një ditë.
ndërresat e përlyera normalisht
Të përlyera dukshëm dhe/ose me njolla të
vogla që nuk bien në sy shumë.
- Kanotiera, këmisha, bluza, të djersitura
dhe të mbajtura disa herë.
- Lecka kuzhine, peshqirë, çarçafë të
përdorur deri një javë.
- Perde (të pa ndotura nga nikotini) që
janë përdorur deri gjysmë viti.
ndërresat tejet të përlyera
Mjaft të përlyera dhe/ose me njolla.
- Lecka kuzhine të përdorura deri një javë.
- Salfeta pëlhure.
- Gjoksore fëmijësh.
- Tesha të sipërme fëmijësh apo dresa
sporti të përlyera nga kullosa apo nga
dheu.
- Tesha pune siç janë kombinezonet e
mjeshtërve, mantelet e bukëpjekësve
dhe të kasapëve.
njollat tipike
- Yndyrë lëkure, vaj ushqimor/yndyrë, sal-
cë, vajra minerale, dyllë (me përmbajtje
yndyre/vaji).
- Çaj, kafe, verë e zezë, pemë, perime.
- Gjak, vezë, qumësht, niseshte (përmbaj-
tje albuminash, hidrokarburesh).
Page view 169
1 2 ... 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 ... 235 236

Comments to this Manuals

No comments