Bosch WBB24751EU User Manual Page 187

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 236
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 186
186
187
shfaqet njoftimi “Wasserhahn zu?“
(rubineti i ujit është i mbyllur?).
Zgjedhësin e programit vendoseni në
Aus (shkyçur).
Pastrimi i sitës (sitave) të rubinetit të
ujit
Shih ilustrimin nr. 70
Hiqeni zorrën nga rubineti.
Shpëlajeni sitën me ujë rrjedhës.
Kyçeni zorrën përsëri.
Pastrimi i sitave të makinës për larjen e
ndërresave
Shih ilustrimin nr. 71
Hiqeni zorrën që ndodhet në anën e
pasme të makinës.
Shih ilustrimin nr. 72
Hiqeni sitën (filtrin) dhe shpëlajeni me
ujë të rrjedhshëm.
Kthejeni sitën në vendin e vet dhe
zorrën lidheni përsëri.
Hapeni rubinetin dhe verifikoni që
eventualisht mos rrjedh ujë te pjesët e
lidhura. Po qe se rrjedh ujë, verifikoni a
është vendosur si duhet sita.
Mbylleni rubinetin.
Heqja e bigorrit nga makina
për larjen e ndërresave
Po qe se detergjenti për larje caktohet në
dozë të duhur, atëherë bigorri nuk ka nevo
të hiqet nga makina për larjen e ndërresave.
Po qe se për shkak të pranisë të pjesëve
metalike në anën e brendshme të daulles
janë krijuar njolla ndryshku, ato mund të
hiqen me anë të preparatit për heqjen e
bigorrit.
Por, po qe se bigorri duhet medoemos të
hiqet, veproni sipas udhëzimeve të prodhu-
esit të preparatit për heqjen e bigorrit.
Zhbllokimi i derës së
makinës në rast nevoje
Duke e vënë në veprim komandën për
zhbllokim të domosdoshëm, mund ta hapni
derën e makinës dhe t’i nxirrni ndërresat
nga daullja.
Rrezik djegieje nga tretësira e nxeh-
të!
Shkyçeni makinën larëse.
Në qoftë se eventualisht programi është në
rrjedhë e sipër, atëherë programi ndërpritet.
Duhet pritur që tretësira e nxehtë për larje
të ftohet.
Duhet pritur që daullja të ndalet.
Kujdes!
Mund të ndodhë që dera e makinës të
hapet në çdo çast, edhe atëherë kur maki-
na larëse është e mbushur me ujë.
Mos e hapni derën e makinës po qe se
uji duket nëpër xhamin e derës.
Shkarkoni nga makina tretësirën për
larje.
Shikoni kaptinën „Pastrimi i pompës“.
Shih ilustrimin nr. 73
Hapeni kapakun e servisit.
Për ta bërë këtë, me majën e një mjeti
shtypeni vrimën dhe kapakun e servisit
rrotullojeni në drejtim të akrepave të
orës.
Hiqeni kapakun e servisit.
Shih ilustrimin nr. 74
Nëse dera duhet doemos të hapet,
atëherë tërhiqeni zhbllokuesin. Tani
dera mund të hapet pa problem.
Page view 186
1 2 ... 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 ... 235 236

Comments to this Manuals

No comments