Bosch WBB24751EU User Manual Page 162

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 236
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 161
162
163
Këshilla lidhur me
depozitimin
Heqja e ambalazhit
(mbështjellësit)
Makina juaj për të mos u dëmtuar gjatë
transportit, është mbrojtur me ambalazh.
Të gjitha lëndët e përdorura të ambalazhit
janë të padëmshme për mjedisin dhe mund
të përdoren përsëri. Ju lutemi që edhe Ju
ta jepni ndihmesën Tuaj, duke e depozituar
ambalazhin e aparatit sipas rregullave të
mbrojtjes së mjedisit.
Për mënyrat aktuale të depozitimit, ju lutemi
njoftohuni nga shitësi juaj profesional ose
nga bashkësia juaj vendore.
Rrezik nga ngulfatja (asfiksimi)!
Ambalazhin ose pjesët e tij mos ua jepni
fëmijëve, për arsye se prej kartonëve ose
prej folive ata mund të ngulfaten.
Depozitimi i aparatit të
vjetër
Aparatet e vjetra nuk janë hedhurina të
pavlefshme! Me rastin e heqjes, duhet ta
keni parasysh faktin se lëndët e para të
vlefshme mund të shfrytëzohen përsëri, me
ç’rast ju e mbroni edhe mjedisin jetësor.
Rrezik për jetën!
Aparateve të amortizuara hiqjani spinën
(gajtanin). Gajtanin prejeni dhe bashkë me
spinën largojeni.
Brava e aparatit të bëhet e papërdorshme.
Duke vepruar kështu e parandaloni mun-
dësinë që fëmijët të mbyllen brenda dhe ta
rrezikojnë jetën e tyre.
Udhëzim për
vendosjen e
makinës për larjen e
ndërresave
Hyrje
Respektoni dhe ndiqni paralajmërimet dhe
udhëzimet e mëposhtme.
Ky udhëzim për vendosjen e makinës është
i parashikuar për instaluesit e kualifikuar.
Përveç udhëzimit për vendosjen e makinës,
duhet të merrni parasysh edhe sugjerimet e
mëposhtme:
Po qe se makina larëse ndodhet në hapësi-
rën që u nënshtrohet temperaturave të ulëta
apo në hapësirën që nuk përdoret gjatë di-
mrit, uji i mbetur në të, duhet të shkarkohet
nga pompa e ujit dhe nga zorrët e ujit.
Mos e dëmtoni makinën larëse.
Mos e ngreni makinën larëse duke e rrokur
për pjesët e dala të saj (p.sh. dera).
Përpos udhëzimeve që janë dhënë këtu,
vlejnë edhe dispozitat e veçanta të ndër-
marrjeve kompetente për furnizimin me ujë
dhe me energji elektrike.
Po qe se nuk keni njohuri të duhur për ta
instaluar makinën larëse, atëherë lëreni që
atë ta instalojë mjeshtri përkatës.
Udhëzime për mbrojtjen
e mjedisit jetësor dhe
udhëzime për kursim
Kjo makinë larëse mund të kursejë ujë,
energji elektrike dhe preparate për larje. Në
këtë mënyrë ruhet mjedisi dhe buxheti juaj
shtëpiak.
Për të kursyer gjatë larjes dhe për ta ruajtur
mjedisin:
Page view 161
1 2 ... 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 ... 235 236

Comments to this Manuals

No comments